Rikthimi i “Mbretit Luan”/ Thyen rekordin e “Frozen” për fitimet

16/08/2019 22:34

Rikthimi i Mbretit Luan, la pas edhe Frozen. Mbreti luan është filmi i animuar me fitimet më të mëdha në histori. Rikthimi i klasikut të Disneit, që ka dalë tashmë edhe në kinematë shqiptare, ka triumfuar për sa i takon arkëtimeve.

Kur ka kaluar vetëm një muaj nga dalja nëpër sallat ndërkombëtare, Mbreti Luan ka thyer rekordin e frozen duke u bërë filmi me më shumë fitime në histori.

Filmi i Jon Favreau, pavarësisht se në prezantimin e Disneyt është klasifikuar si një rikthim Live-Action, është në fakt një rikthim i animuar në grafikë kompjuterike, realizuar me një stil animacioni tradicional dhe mund edhe të konkurojë në oskarët e ardhshëm në kategorinë e filmit më të mirë të animuar.

Versioni i ri, e theu rekordin e Frozen fundjavën e kaluar duke arritur shifrën e konsiderueshme prej 1334 miliardë dollarëve me Frozen, mbretëria e akullit, në kuotën e 1276 miliardëve. Pas tyre, është “Incredibles 2” dhe më tej Minions.

Por duhet theksuar se performanca e Mbretit Luan nuk përfundon këtu, pasi ende ai nuk ka shijuar një numër tregjesh, përfshirë atë japonez…

Top Channel