Foto ilustruese

“E pabesueshme, por fatkeqësisht jeta është edhe kjo”, kështu e nis mesazhin e tij për ndarjen nga jeta të Fatos Baxhakut, kryeministri Edi Rama.

Rama shkruan se akoma pa u zbutur dhimbja për Gjergj Xhuvanin, “një tjetër mik i kohëve të vjetra, njeri i mirë i librave e i gazetarisë së sojit më të mirë” u nda nga jeta.

Kryeministri Edi Rama në facebook:

E pabesueshme, por fatkeqësisht jeta është edhe kjo, pa u zbutur një fije pikëllimi për Gjergj Xhuvanin, një tjetër mik i kohëve të vjetra, Fatos Baxhaku, njeri i mirë i librave e i gazetarisë së sojit më të mirë, që jetoi me një kuriozitet fëminor për natyrën njerëzore dhe me një dashuri pa zhurmë për brendinë e këtij vendi, sot e humbi betejën me sëmundjen cfilitëse…

Lamtumirë Baxhak?

Top Channel