Në Korsikë, po shënohet 250 vjetori i lindjes së Napoleonit.

Dhe si pasojë, në Ajaccio janë organizuar ceremoni që do të ndahen në tre ditë, në nder të 250 vjetorit të lindjes së perandorit. Më e spikatura është një rivënie në jetë e betejës së Austerlitzit, pikërisht nën statujën e perandorit.

Në rrugët e qytetit të lindjes së Napoleonit, festimet kanë nisur në fakt që të martën. Turistët në ishull ndaleshin dhe vështronin korsikanët e veshur me uniformat e kohës ose zonjat elegante të veshura si zonja e parë…

Trupat në fakt përbëheshin nga rreth 700 entuziastë të mbledhur në Korsikë nga e gjithë Evropa.

Në rrugët e dekoruara me pemë palmash, parakaluan bandat muzikore, ushtarët me pushkët e gjata që punonin me barut të zi. Për rreth një orë, rreth 50 entuziastë u angazhuan në luftime krah për krah, si qindra vite më parë, e madje nuk munguan as të vdekurit dhe të lënduarit në betejë.

Dhe pas luftimeve, vjen balloja në pallatin e diamantë, në zemër të qytetit apo në kopshtin e muzeumit Fesch.

Top Channel