“Friends” në kinema/ 25 vite nga transmetimi vinë seritë më të mira të serialit të njohur

16/08/2019 20:31

“Friends” zbarkojnë në kinema për të festuar përvjetorin e 25 të debutimit të tij. 12 episode ikonike do të projektohen në ekran të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fund të shtatorit.

Pas një serie festimesh të tjera, për këtë përvjetor, David Schwimmer, Courteney Cox, Mattheë Perry, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe Jennifer Aniston do të ndalen në kinema, me eventin special në këtë 25 vjetor, në datat 23 dhe 28 shtator dhe më 12 tetor.

Do të jenë më shumë se një mijë salla kinemash amerikane që do tu propozojnë spektatorëve 12 prej episodeve më të dashura të serisë. Në kinema, do të projektohen çdo natë katër episode, të rimasterizuara në 4K.

Përveç tyre, do të ketë edhe pjesë të patransmetuara dhe intervista eksluzive. Sipas drejtuesve të Warner Bros, pasojat kulturore që Friends vazhdon të ketë, edhe pas 25 vitesh debutim, janë mahnitëse, është një dëshmi e vërtetë e gjenialitetit të marta Kauffman, David Crane, Kevin Bright dhe një kasti të tërë me talent të pabesueshëm.

Dhe është diçka e mrekullueshme që seria vazhdon të bëjë bashkë njerëz të të gjitha moshave.

Top Channel