Rahim Sterling dhe Muhamed Salah janë renditur si dy nga tre lojtarët më të vlefshëm në botë, sipas Football Observatory, duke i vendosur të dy më lart se Lionel Mesi.

Sterling renditet në vend të tretë, me çmimin 190 milionë sterlina, ndërkohë që Salah është i dyti, me 200 milionë.

Listën e 100 lojtarëve më të shtrenjtë e kryeson Kilian Mbape, në vend të parë me 230 milionë sterlina.

Jadon Sancho i Borussia Dortmundit është renditur i pesti në listë.

Për t’u habitur është që vlera e Mesit ka rënë në 153 milionë, sa për të zënë vendin e katërt.

Tre lojtarët më të rëndësishëm të Liverpulit qëndrojnë mes 10 më të mirëve: Sadio Mane i gjashti, dhe Roberti Firmino i teti.

Top Channel