Maska gazi dhe kasketa mbrojtëse janë objektet që po shiten më shumë në Hong Kongun ku nuk po ndalen protestat.

Lee Ching Hei, ka një dyqan në Hong Kong, por në vend që të ofrojë ushqime apo veshje, ai ka zgjedhur të shesë të tjera mallra, gjithçka që nevojitet për një protestë.

Dhe biznesi, për hir të së vërtetës, po ecën më shumë se mirë. Helmeta, syze që mbrojnë sytë dhe maska gazi, janë më të shiturat ndërkohë që protestat në Hong Kong vazhdojnë prej dy muajsh, shpesh të shënjuara nga dhuna, dhe madje as nuk ka ndonjë shenjë se mund të ndalen.

“Ne kemi shitur 50-60 sete maskash gazi vetëm në orët e para të biznesit…tani duhet të furnizohemi sërish’, thotë ai.

Lee thotë se ai ka qenë një koleksionues maskash gazi që para se protestat të fillonin. Ndaj, pak intuitë iu desh për biznesin, dhe gjithçka dha fryte shumë shpejt.

Ai ua shet pajisjet e protestës me ulje studentëve, afro 90 për qind, çka edhe dëshmon përfshirjen e tij si në kuadër të një mundësie në biznes ashtu edhe në ndihmë të të rinjve.

Maskat më të mira të gazit shiten për rreth 1 mijë dollarë Hong Kongu, ose rreth 130 dollarë amerikanë, por ato nuk po gjenden dot lehtësisht këto kohë, pasi janë mbaruar në shumë dyqane.

Top Channel