Një video virale ka bërë që autoritetet të marrin masa ekstreme e të mbyllin një plazh të tërë në Ishujt Filipines.

Dikush filmoi një turiste të huaj që pasi i kishte hequr pelenat fëmijës, shkoi te bregu dhe u përpoq ta mbulojë mbeturinën me rërë të lagur.

Videoja u bë virale dhe Ministritë e Turizmit dhe të Mjedisit në Ishujt Filipnes u angazhuan menjëherë, duke izoluar të gjithë plazhin dhe duke vënë personelin në kërkim të pelenës së ndotur. Megjithatë, këto masa u dukën pak të tepruara edhe për vetë plazhistët.

Mainland Chinese tourists in Boracay is seen burying her daugters' used diapers on the white sands of Boracay. ? #Boracay #Station1CTTO ? Hazel Ann

Posted by Stanley Palmares Gella on Tuesday, August 13, 2019

Top Channel