Indi/ Përmbytjet masive marrin jetën e 270 personave

15/08/2019 00:05

India është përfshirë në përmbytje masive të cilat deri tani kanë marrë jetën e 270 personave si dhe kanë detyruar të evakuohen mbi 1 milion persona.

Autoritet thanë se përmbytjet masive kanë përfshirë 6 shtete si shkak i reshjeve të dendura të shiut që kanë dy javë të cilat kanë përdhirë të gjithë Republikën e Indisë.

India “goditet” nga shirat nga qershori në shtator, duke përmbytur zona të tëra rurale. Në këtë vend, si rrjedhojë shirave dhe përmbytjeve, shkaktohen viktima për çdo vit, shkruajnë mediat.

Shtetet e Kerala dhe Karnataka në jug, së bashku me Maharashtra dhe Gujarat në perëndim, ishin ndër më të goditurit nga përmbytjet e fundit, që dëmtuan rrugët dhe linjat hekurudhore.

Top Channel