Lajmi i fundit
Koronavirusi në Shqipëri/ 136 raste të reja, 6 humbje jete dhe 74 të shëruar në 24 orët e fundit

Vetëm 11-vjeç, minorenia bëhet viktimë e pornos

14/08/2019 22:03

Një vajzë 11-vjeçare është bërë një nga viktimat më të reja në Mbretërinë e Bashkuar të pornografisë hakmarrëse, ka thënë policia.

Fëmija u gjet në mesin e 16-25 vjeçarëve, të cilët ose kishin imazhe intime të ndara me të tjerët, ose kërcënoheshin me to.

Disa fëmijë ishin kaq të dëshpëruar sa u është dashur të transferohen në një shkollë të re.

Policia në Skoci zbuloi numrin e rasteve të hakmarrjeve pornografike që kur u vendos me ligj në vitin 2017. 25 nga 131 rastet përfshinin fëmijë viktima dhe 16 viktima të tjera të përfshira ishin të moshës midis 16 dhe 19 vjeç.

Viktima më e re ishte 11 vjeç.

Top Channel