Në Kosovë temperaturat e larta ditëve të fundit kanë rritur edhe numrin e njerëzve që kërkojnë ndihmë mjekësore.

Çdo ditë mbi 300 njerëz paraqiten në Klinikën Emergjente thonë përfaqësues të saj, derisa bëjnë thirrje për kujdes të shtuar sidomos nga disa kategori më të ndjeshme të njerëzve.

Drejtoi i Klinikës Emergjente në Prishtinë, Dr. Basri Lenjani i tha Zërit të Amerikës se kategoritë më të prekura nga temperaturat e larta janë të sëmurët, të moshuarit, fëmijët dhe gratë shatzëna.

Për këtë arsye, Era Pireva nga Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë thotë se këto kategori njerëzish duhet të jenë më të kujdesshëm nga temperaturat e larta.

Top Channel