Ekonomia e Gjermanisë është tkurrur gjatë periudhës prill-qershor të këtij viti. Një rënie në eksport ka bërë që të frenohet rritja, sipas të dhënave zyrtare, që vijnë në mesin e shqetësimeve për një ngadalësim global.

Produkti i brendshëm bruto, ra me 0.1 përqind krahasuar me katër mujorin e mëparshëm, sipas zyrës federale të statistikave. Kjo e çon shkallën e rritjes vjetore në një rënie prej 0.4 përqind.

Gjermania, ekonomia më e madhe në Evropë, për pak evitoi recesionin vitin e shkuar. Sinjalet e hershme për katërmujorin e tretë dukeshin më optimiste, por ato nuk rezultuan pozitive.Ndërsa shifrat në total ishin negative, shpenzimet e brendshme dhe qeveritare janë rritur, ashtu siç bënë edhe investimet jashtë sektorit të ndërtimit.

Vetë ndërtimi ka shënuar rënie pas tre muajve të parë si jozakonisht të mirë, ndihmuar nga dimri i butë.

“Zhvillimi i tregtisë së jashtme ka ngadalësuar rritjen ekonomike, sepse eksportet kanë shënuar një rënie më të madhe nga katër mujori në katër mujor krahasuar me importet,” tha zyra e statistikave.

Lufta tregtare SHBA-Kinë dhe largimi ende i parealizuar i Britanisë nga BE, veçanërisht nëse ndodh pa një marrëveshje, janë mes faktorëve që po prekin besimin tek ekonomia globale. Muajin e shkuar, edhe FMN rishikoi parashikimet e tij për rritjen ekonomike globale për dy vitet në vijim, duke cituar tarifat mes SHBA-së dhe Kinës, tarifat mbi makinat amerikane dhe Brexitin pa marrëveshje.

Top Channel