Ka reaguar Gazment Bardhi i PD, pasi kryeministri Rama përmes një postimi në rrjete sociale “Twitter” ka deklaruar se Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht deri kur e vërteta ligjore të dalë.

“Valdrin Pjetrin e emëroi Edi Rama, nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për Kryetar Bashkie. Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi!”, shkruan ai në facebook.

Më herët Bardhi publikoi disa dokumente që, sipas tij, i përkasin Kuesturës së Firencës në Itali dhe ku provohet dënimi i dhënë për Vladrin Pjetrin, kryebashkiaku në pritje i Shkodrës, 16 vite më parë.

  PD publikon dokumentet: Valdrin Pjetri pranoi krimin në Itali. Rama u informua

Postimi në facebook.

Heshti për 11 ditë dhe tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin, me shume edirama kriminelë të veshur me pushtet.

Valdrin Pjetrin e emëroi Edi Rama, nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për Kryetar Bashkie.

Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi!

Edi Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki.

Top Channel