Foto ilustruese

Rrugët nacionale nga veriu dhe në jug janë sërish të mbingarkuara nga trafiku. Rruga Thumanë-Fushë Krujë, hyrja dhe dalja e Tiranes si dhe rruga dalëse nga qyteti i Vlorës janë kthyer në problem për numrin e madh të pushuesve.

Mëngjesin e djeshëm Rruga e Kombit ishte e tejmbushur nga automjetet qe vinin nga Kosova me pushues qe i drejtohen plazheve shqiptare. Por edhe rruga Fushë Krujë-Tiranë për shkak te ngushtimit të saj dje në mbrëmje ishte shume e ngarkuar.

Me tej në jug, Vlora në mëngjes dhe në mbrëmje pothuajse paralizohet ne dalje te saj, serish nga fluksi i madh i pushuesve

Në një raportim LIVE, gazetari Andi Bora nga aksi rrugor Thumanë-Fushë Krujë,ka treguar një situatë të rënduar të trafikut ka pasur edhe ditën e sotme.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel