Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Fier-Lushnje. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si “pushimi i shoferit” dhe nga informacionet paraprake mësohet se janë përplasur dy automjete me njëra-tjetrën.

Të dyja makinat, siç shihet edhe nga fotot, kanë përfunduar në kanalin në anë të rrugës.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar rëndë, por vetëm dëme materiale.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel