Kur duhen edhe pak ditë nga starti i kampionatit gjerman të futbollit, shumëkush mendon se Bundesliga do të ketë një kampion të ri dhe jo rikonfirmimin e Bajernit të Mynihut.

Skuadra bavareze po përjeton një verë aspak pozitive dhe strategjia e merkatos nuk ka dhënë efekte e duhura. Nëse këtyre i shtohen pakënaqësitë e yjeve të ekipit dhe kritikat e vazhdueshme ndaj trajnerit Kovac, atëherë vërtet rikonfirmojnë problemet te kampionët në fuqi.

Bayern humbi 3 lojtarë të shkëlqyer në sulm, Roben, Riberi; dhe Hames Rodrigez. Pavarësisht apelit të lojtarëve aktualë për t’u përforcuar, nga dritaret e merkatos kanë patur pak reagim. Pasi fitoi Bundesligën me një dominim total në vitet e kaluara, sezonin e fundit Bayern arriti të vendoste duart te Maistershale me vetëm 2 pikë diferencë ndaj Borusias së Dortmundit. Kjo e fundit, tani mendon se ka shanse më shumë se asnjëherë për të thyer hegjemoninë e rivalëve.

Vera e merkatos ka qenë kaotike për Bayern pavarësisht se mori Fiete Arp, Lukas Hernandez dhe Benxhamin Pavard. Objektivi kryesor Leroi Sane; u dëmtua te Manchester City pikërisht kur mbeteshin pak orë nga firma.

Bayern dështoi në objektiva të tjerë në tregun kontinental, dhe po ngushëllon vetem me përforcime në huazim si Ivan Perishic. Por as kroati dhe as surpriza të tjera, deri në limitin e merkatos në 2 Shtator, duket se do ta shpëtojnë nga abdikimi i fronit të Bundesligës, që nis këtë të premte. Ndeshjet kryesore të kampioantit gjerman, publiku shqiptar do të ketë mundësinë ti shohë në kanalet e Supersport në platformën Digitalb.

Top Channel