Pak janë fëmijët që si dhuratë ditëlindjeje nga prindërit marrin makina. Edhe më të paktë janë ata që si makinë marrin një BMW 45-mijë euroshe.

Por ky 22-vjeçar në Indi nuk ka qenë aspak i kënaqur nga prindërit edhe me këtë dhuratë. Për inat, ai e ka futur makinën në ujë, e ka filmuar duke u mbytur, dhe videon ia ka çuar të atit për t’i treguar se çfarë ndodh kur nuk i blen djalit Jaguarin që kërkon.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e mediave, dhe prindërit kanë deklaruar për Fox News se ata e dinin që Jaguari ishte më i preferuar, por BMW-në mund ta përballonin me paratë që kishin për të birin,  ndaj prisnin që ai të kënaqej dhe me të. Kurrsesi nuk prisnin të ndodhte kjo.

Disa kalimtarë që u ndien keq për makinën e shtrenjtë u përpoqën shumë që ta nxjerrin nga uji, por nuk patën sukses. BMW-ja mbeti në fund të lumit, ndërsa djali mosmirënjohës, i quajtur Akash, u arrestua nga policia dhe u qortua nga opinioni në masë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel