Foto ilustruese

Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga zjarri pasditen e së hënës. Zjarri ka rënë në kodrat e Levanit në Fier, ku deri më tani janë djegur më shumë se 1000 rrënjë ullinj.

Sipas banorëve zjarri ka ardhur si pasoje e djegies së hamullave në kullota. Banorët thonë se kjo situatë përsëritet çdo vit.

Dëmi në ullinj është i parikoperueshëm. Zjarrfikëset janë nisur drejt vend ngjarjes.

Top Channel