Bashko Stanaraku
(Në vend të parathënies nga Simon Kodra)
Bashko Stanaraku në romanet e tij, nuk vendos “seksimin”, “qejfin”, “Qejfliun”e qefleshkën” si primare, por historinë reale të dhimbshme të jetës së zakonshme dhe jo rrallë herë tinzarçe dhe bindshëm në jetën e të dashuruarve që u duhet të udhëtojnë mes konflikteve dhe stërkëmbëshave dhe zjarreve, që shoqëria u vë për ti ndaluar e për t’ua vrarë këtë lloj të bëri dashuri.

Bashko Stanaraku nëpërmjet romaneve të tij, tepër guximshëm, nëpërmjet dashurisë së shpirtit apo thjeshtë të asaj të trupit me stilin e tij të veçantë të rrëfimit, na paraqet herotizmin e shfrenuar gati-gati shtazarak, i cili na ulet në prehër i ëmbël, i djeshëm  dhe i dëshiruar ta provosh e ta shijosh. Më në fund për herë të pare janë romane, që thyen vorgonjtë për të çliruar “Prozën herotike”, aq të dëshiruar, por të përndjekur, goditur e të papranuar nga hipokrizia e lexuesit të diktaturës, të cil8inh e shohim dhe e hasim edhe në ditët tona, mjerisht duke mos e pranuar këtë realitet siç ka ndodhur e vazhdon edhe ndaj autorit Stanaraku.

 

Duke lexuar romanet e Stanarakut, nuk ngacmohet vetëm trupi, por që në faqet e para, ai me një stil të rrjedhshëm, me një shpirt të ndjeshëm e origjinal, nëpërmjet rrëfimeve të dhimbshme, ndërsa i lexon, të lajmëron të ruash trupin nga xixat, që të shfaqen pa u ndier tinzarçe që pak faqe e tutje, të bënë që të marrë flakë trupi dhe më pas pa kuptuar epshi të përvëlon shpirtin.

 

Në romanet e Bashko Stanarakut ngjarjet janë të vërteta dhe jo pak të dhimbshme.  Ja çfarë i ka shkruar në femër autorit, ditë më parë pasi i kishte lexuar të pestë romanet e tij: “Faqen e murit e kam mbushur me libra i shkruan ajo. Para shumë vitesh kam lexuar “Ditarin e Pushkinit”, Dekameronin” dhe “Femrat” e Bugovskit dhe tjera shkrime, si ato të Edmond Tupes, Mimoza Ahmetaj, Rita Petros, Spartak Ngjelës, që ku më pak e ku më shumë, shpalosin natyrën erotike. Kur lexoja romanet e tu mendoja, se më vonë, nuk do udhëtoja gjatë me dashurinë e personazheve, por edhe pas dy muajsh, veç lotëve që derdha gjatë leximit dhe jo më pak edhe tronditjes që kam ndier, sidomos tek “Ëmë e bijë”, eci duke pasur bri meje, dashurinë dhe dhimbjen e zemrës, që më ka shkaktuar forca e romanticizmit seksual i shpirtit tënd të ëmbël, mbushur e shprehur me një erotizëm edhe pse plot me dhimbje, tepër të sinqertë, origjinal e të pranueshëm. Urime plak i çmendur. Si ke duruar një gjysmë shekulli pa i nxjerrë në dritë më parë? Shkrimtari Tahsin Demiraj tashmë plak sa edhe vet Bashko, i telefonoi , një orë  më vonë pasi i kishte lexuar “ Ëmë dhe bijë”: “Më ke tro…ndi…tur more të martë e mira të martë”.

 

Skeda e Librit:

  • Titulli: Ëmë e bijë
  • Shtëpia Botuese: Nacional Tiranë (2019)
  • faqeve: 116

Top Channel