Ishte një mjet që në vitet 80 duhet ta kishte kushdo dhe ikonë e trendit elektronik të Japonisë… Sony Walkman ka mbushur 40 vjeç këtë vit dhe vazhdon të ketë fansat e tij të mesomoshës, që nuk duan të shkëputen prej tij dhe të kalojnë tek risitë ‘high tech’.

Më 1 korrik 1979, kur ekonomia globale ishte në gjendje jo të mirë, Sony lançoi aparatin e famshëm me butonat e argjendtë, Walkman TPS-L2.

Me një çmim prej 33 mijë jenësh, ose 300 dollarësh me vlerën e sotme, gjenerata e parë e walkmanëve nuk mund të regjistronte por muzika stereo që ai transmetonte pushtoi menjëherë zemrat e njerëzve në Japoni dhe në mbarë botën.

Pas një muaji të parë zhgënjyes në shitje, me vetëm 3 mijë njësi që përfunduan në duart e konsumatorëve, gjithçka ndryshoi. 1.5 milionë aparate nga modeli i parë u shitën në të gjithë botën. Modeli i dytë, me disa modifikime, u shit në 2.58 milionë copë. Dhe në katër dekadat që pasuan, Sony shiti më shumë se 420 milionë walkmenë dhe ndaloi prodhimin rreth 15 vite më parë.

Top Channel