Një tjetër vrasje është shënuar sot, pas asaj të Fierit ku mbeti viktime një 23-vjeçar nga goditjet me thikë. Burime paraprake për Top Channel, raportojnë se ngjarja e radhës është regjistruar në Rrëshen dhe viktimë ka mbetur Tonin Gjini, ku përpara tre muajsh i kishin vendosur tritol në automjet. Mësohet se autorët e kanë ekzekutuar në makinë, në prani të dy fëmijëve të tij.

Policia e Lezhës njoftoi se ngjarja ka ndodhur në rrethana të paqarta dhe se Armando Gjini është ekzekutuar me armë zjarri. Viktima njihet ndryshe me emrin Tonin.

“Në qytet Rrëshen, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.Gj. vjeç 48, banues në  Rrëshen.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli  si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Si i shpëtoi sulmit me tritol përpara tre muajsh

Në maj të 2019, Tonin Gjini arritur që t’i shpëtojë atentatit me tritol. Atë kohë, persona ende të paidentifikuar i kishin vendosur viktimës së sotme një sasi të konsiderueshme tritoli poshtë automjetit të tij tip Benz. Në momentet që Gjini hipën në makinë, pikas lëndën plasëse dhe i alarmuar njoftoi policinë. Ko e fundit lajmëruar ndërhyrjen e Forcave Xheniere nga Tirana, ku bënë të mundur shpërthimin e kontrolluar të  lëndës plasëse.

Top Channel