Bota po vajton për humbjen e Toni Morrison, por sa shumë ka thënë Morrison për gratë, është ajo që mbetet trashëgimia e saj.

Nëntë gra të ndryshme me ngjyrë aktiviste dhe shkrimtare, paraqesin reflektimet e tyre për figurën e shkrimtares frymëzuese, fituese e Nobelit dhe Pulitzer.

Morrison shpalosi ekzistencën tonë të vështirë në kaq shumë fjali në mënyra kaq të bukura: “Ajo na siguroi që stërgjyshërit tanë ndezën siguresën.

Dhe se vrulli ka për qëllim t’ju ngrejë lart. Deri dhe larg”, shprehet Aspyn Johnson, asistente në ActBlue.

“Puna e Toni Morrison përshkoi historinë duke na treguar fuqinë, traumën dhe shërimin duke ditur se nga kemi ardhur. Dhe ajo nuk ndalet këtu”-shprehet Brea Baker, drejtore e programeve në Inspire Justice.

“Tani është koha të shkruajmë dhe të lexojmë, të krijojmë dhe të bëjmë gjithçka në fuqinë tone për të mbushur botën me veprat e grave me ngjyrë”, shprehet Luria Freeman, producente në NoëThis.

“Unë jam kjo që jam dhe e di kush dua të jem për shkak të letërsisë së Toni Morrison. Dhe në këtë moment të madh trishtimi, gjithçka që ndjej është mirënjohje që pata mundësinë të isha bashkëkohëse me të. Mendoj që të gjithë jemi me fat për këtë”,-ka thënë Chrissy Coleman, drejtore dhe influencuese për Cory Booker.

“Morrison më mësoi mënyra që më inkurajuan të lëviz ndryshe nëpër botë. Vdekja e saj na ka detyruar të gjithëve të provojmë atë që kemi përjetuar herën e parë kur lexuam krijimtarinë e saj-theksoi Brianna Baker”, themeluese e Justice for Black Girls.

“Faleminderit për artin tënd! Faleminderit për pasionin tënd! Faleminderit për rezistencën ! Qëndro e nderuar”- do të përsëriste Denisha Monet, analiste dhe aktiviste.

“Ishte nëpërmjet saj që e kuptova se çfarë do të thotë të jesh një grua me ngjyrë në Amerikë, një realitet që edhe sot e kësaj dite shpesh më mbush më shumë me frikë se sa me gëzim”-tha Jamira Burley aktiviste.

‘Megjithëse jam ulur nën peshën e trishtuar të pikëllimit prej humbjes së saj, jam e ngushëlluar të di që shkrimet e saj do të vazhdojnë të më ushqejnë”-tha shkrimtarja LaParis Hawkings.

“Ajo na ngarkoi me detyrën e përpjekjes së sinqertë për ndikim, nxiti besimin tonë dhe investoi për të drejtën tonë”, përmbyll rrëfimin e nëntë grave Shantel Pass redaktore në SaintHeron.com

Më shumë mundësi, më shumë liri, më shumë bashkësi ishte motoja e Morrison drejtuar grave dhe vajzave.

Top Channel