Nëntë gola në 5 ndeshje, ‘miqësoret’ që po trembin tifozët e Juventusit

11/08/2019 19:17

Juventus në vitet e fundit është krenuar gjithmonë me mbrojtjen, një repart kyç falë të cilit ka shkëlqyer në kampionatin italian dhe në Champions, por në përgatitjet e kësaj vere, prapavija po fut ujë. Me 9 gola të pësuar në 5 ndeshje, pavarësisht se shpenzoi plot 93 milionë euro në merkato, ‘Zonja e Vjetër’ ka nisur të shqetësojë tifozët, dhe kjo u pa edhe në disfatën e fundit me Atletikon e Madridit.

Trajneri Mauricio Sarri pranon se gjithmonë skuadrat e tij nuk janë gati në nisjen e kampionateve por loja ka bërë që drejtuesit të nrenë alarmin. Juve ka nisur një minirevolucion dhe është e vetëdijshme për pasojat por lojtarët e rinj ende nuk janë përshtatur. Matijs De Ligt është i pari.

Vera e trazuar e holandezit nisi me debutimin në Kinë kundër Tottenhemit. Sigurisht gabimi primar ishte i De Shiljos, por mbrojtja ishte e pozicionuar keq. Juve pësoi më pas 3 gola nga një seleksion korean dhe vetëm ndaj Novarës, bardhezinjtë e ruajtën rrjetën të paprekur. E fundit, prova e dështuar ndaj Atletikos, që për fat të mirë për Juventusin, ishte vetëm miqësore si të tjerat.

Top Channel