Kampionët në fuqi në futbollin anglez debutuan në mënyrë madhështore. Mancester Siti fitoi 5-0 në fushën e Uest Hemit, duke dominuar totalisht në një ndeshje e cila ishte parashikuar e vështirë, por rezultoi thuajse një seancë stërvitore.

Gabriel Hezus hapi serinë e golave për Citizens, para se përballja të merrte një rrjedhë unike me tripletën e sulmuesit Stërling.

Sistemi i videoarbitrimit u bë protagonist në të paktën dy raste, në fillim me anulimin e një goli, e më pas në penalltinë e Agueros,çka detyroi argjentinasin ta përsëriste e të shënonte, pas tentaivës së parë të dështuar.

Ndeshjet e kampionatit anglez do të keni mundësinë t’i shihni cdo javë në platformën Supersport.

Top Channel