Këto janë pamjet e dikurshme të qendrës historike të Vlorës, ndërtesa në rrënim dhe degradim urban. Sot kjo zonë po i nënshtrohet një rehabilitimi total, dhe investimi shkon në 13 milion euro.

Financues janë fondi amerikan i zhvillimit, qeveria shqiptare dhe autoritetet lokale. Qendra historike e Vlorës ndodhet pranë sheshit e flamurit. Ajo ruan ende gjurmë të ndërtimeve të fund shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të.

Brenda kufijve të zonës së projektit ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së parë. Pjese e saj është edhe rruga “Justin Godard” kushtuar juristit të famshëm francez që ka mbrojtur të drejtat e Shqipërisë në konferencën e paqes në Paris 1919.

Eduart Aliaj është banor autokton i zonës dhe banesa e tij është në rikostruksion. Ai na tregon se përmes historia e kësaj rruge lidhet me rilindjen dhe pavarësinë e Shqipërisë.

Janë 68 objekte që i janë nënshtruar restaurimit. Shtëpitë janë me dy kate, me ballkone të vegjël të stilit neoklasik. Degëzimet e rrugëve sekondare të çojnë tek ish-pazari, “lagja e hebrenjve”, klubi “Labëria” dhe ish-Sinagoga. Pjesë e qendrës është dhe shtëpia e Marigosë.

Dritan Leli kryetari i bashkisë së Vlorës na tregon se rikostruksioni ka nxjerrë vlerat historike të objektit.

E gjitha zona do të përshtatet me elementët e dikurshëm, që nga ndriçimi e deri tek kanatat e dritareve, ndërkohë që është ndërtuar nga e para sistemi i kanalizimeve.

Punimet pritet të përfundojnë në vjeshtë, dhe banorët shpresojnë që kjo qendër të kthehet në një atraksion të fortë turistik.

Top Channel