Do të nisë sot në mbrëmje në orën 21:00 gara e kampionatit më të fortë të futbollit në planet.

Liverpool-i do të ngrejë siparin e Premier League-s me ndeshjen ndaj Norwich, një 90 minutësh që ka dukshëm vendasit favoritë, por ashtu siç ka treguar çdo sezon, kampionati ishullor i befason parashikuesit.

Shumë rregulla të reja, që i shtohet dhe sistemi i video-arbitrimit, do ta bëjnë elitën e futbollit më intrigues. 11 nga 20 klubet që militojnë në Premier kanë thyer rekordin e transferimeve ndërsa ka edhe emra pikantë në pankina, që do ta bëjnë luftën më të fortë.

Sezonin e kaluar titulli u vendos në sfidën e fundit por Liverpool do të kërkojë të mos lëshojë më pikë me rivalët modestë për të mos humbur në finish siç ndodhi në Maj ndaj Manchester City-t.

Pas eksperimentimit në dy kupat e ndryshme, këtë sezon, për herë të parë në Premier League, sytë e tifozëve do të jenë dhe nga ekrani i video-arbitrimit. Lufta për titulli përfshin të paktën 6 ekipe në letër.

Të gjithë tifozët në Shqipëri do të kenë privilegjin për ta ndjekur Premier League-n nëpërmjet kanaleve Supersport të Platformës DigitAlb, katër ndeshje në javë, emisione të dedikuara dhe shumë surpriza të tjera.

Top Channel