Gazeta italiane “La Verita”, shkruan së fundmi mbi skemën e zhvatjes së miliona eurove në Maqedoninë e Veriut. Ajo, duke skanuar rrugën që po ndjek Maqedonia e Veriut drejt BE tregon se si politikanët në vendin fqinj janë përdorur si marioneta të mekanizmave ndërkombëtare.

Në një video të publikuar dhe që është regjistruar në shkurt të këtij viti, shihen euro të paketuara me specifikime të shënuara me dorë, ndërsa dëgjohen biseda në të cilat dy personazhet përmendin edhe emrin e prokurores speciale publike Katica Janeva. Kjo e fundit, është vlerësuar edhe nga përfaqësuesja e lartë e BE për politikën e jashtme Federika Mogherini.

Disa javë më parë, një drejtues televiziv, Bojan Jovanovski u arrestua nën akuzën për zhvatje. Zhvatja e 8 mln eurove u bë mbi bazën e dokumentacionit në zotërim të zyrës së Janjevës, në dëm të një sipërmarrësi i hetuar më parë nga super prokurorja.

I implikuar në aferë është edhe djali i Janjeves e cila dha dorëheqjen pa pranuar ndonjë përgjegjësi, pak kohë më parë. Videoja ndërkohë, implikon edhe emra politikanësh të lartë maqedonas.

Ky është rasti më i rëndë që implikon prokurorinë speciale në Maqedoninë e Veriut, e cila kishte nisur një seri arrestimesh të zyrtarëve të lartë për korrupsion.

Top Channel