Manchester City kërkon Cancelon duke synuar ta marrë atë me anë të shkëmbimit kokë më kokë me mbrojtësin brazilian Danilo. Është trajneri Pep Guardiola ai që kërkon me ngulm Joao Cancelo për të pasur edhe më të kompletuar ekipin.

25 vjeçari ka shprehur dëshirën për tu bashkuar me City pas një sezoni fantastik me Juventus. Ai u bashku me Juventus në 2018 pas transferimit nga Valencia për shifrën e 35 milion paundëve.

Kujtojmë që largimi i Cancelos i hap rrugë tranferimit të Elseid Hysaj tek Juventus. Lirimi i mbrojtjes në krahun e djathtë nga largimi i Cancelos dhe simpatia e madhe e Sarrit për Hysajn janë dy argumenat kryesore që mediat e huaja shkruajnë për një transferim të mundshëm të shkodranit tek kampionët e Italisë.

Top Channel