Katër persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur nga disa të shtëna në zonën e Plazhit të Vjetër në qytetin bregdetar të Vlorës. Mësohet se policia po zhvillon kontrolle në zonën e Pyllit të Sodës për të ndaluar të dyshuarit që kanë qëlluar me armë zjarri.

Mësohet se ngjarja në lokalin e shtetasit A.B, i cili ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në sallën e operacionit.

Gjithashtu konfirmohet se të plagosur kanë mbetur edhe 2 persona të tjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se ka identifikuar dy autorët si shtetasit E.XH e Sh.L dhe është vënë në ndjekje të tyre. Në ndihmë të policisë së Vlorës janë vënë edhe Delta Force e FNSH e Fierit.

Nga të dhënat e para raportohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive banale.

Njoftimi i policisë
Në Vlorë, ne lagjen 1 Maj, në një lokal në pronësi të shtetasit A.B, ka ndodhur një konflikt për motive banale.

Si pasoje e konfliktit është plagosur i zoti i lokalit shtetasi A.B, që ndodhet në gjendje të rëndë dhe dy shtetas të tjerë që janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes, shtetasit SH.L dhe E.XH.

Në ndjekje të autoreve është vënë Policia e Vlorës, Delta Forcë dhe FNSH e Fierit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit.
Në përditësim

FOTO GALERI
3/8

Top Channel