Tottenhemi vë sërish në radarët e tij Elseid Hysajn. Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik ‘Daily Star’ sipas të cilit, trajneri i Hotspurs vazhdon të jetë i interesuar për mbrojtësin e përfaqësuses shqiptare.

Dëmtimi i Juan Foyth në kavilje e ka rritur presionin te skuadra londineze për të sjellë një tjetër mbrojtës duke parë edhe largimin e Trippier te Atletico Madrid dhe Pochettino ka kërkuar pikërisht Elseid Hysajn.

Problemi i Hotspurs është se duhet të fitojë garën me kohën për të arritur te 25 vjeçari, duke qenë se merkatoja e transferimeve në Premier League mbyllet në 8 gusht, pra pas 4 ditësh. Por Hysaj është edhe në shënjestrën e Romës që mund të fitojë garën me Tottenhamin nëse futbollisti shqiptar shpreh dëshirën për të vijuar karrierën në Serinë A.

Tashmë për Elseid Hysajn aventurës së tij te Napoli i ka ardhur fundi diçka që u konfirmua edhe nga agjenti i tij përpara disa ditësh kështu që mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare i duhet të bëjë zgjedhjen e tij, ndërkohë që Napoli pretendon të përfitojë rreth 20 milionë Paund nga kartoni i tij.

Top Channel