Për dhjetë ditë rresht qyteti i vjetër i Prizreni do të jetë vend takim i filma bërësve nga tërë bota dhe jo vetëm.

Qindra adhurues të filmit e vullnetar që duan të jenë pjesë e festivalit ndërkombëtar të filmit të shkurt dhe dokumentarëve, “Doku Fest”, janë nisur drejt tij.

Këtë vit do të shfaqen 282 filma nga 40 shtete, rreth temës “E Vërteta”.

Shikuesit kanë mundësi t’i ndjekin filmat e dokumentaret në disa lokacione të Prizrenit, duke nisur nga skena e improvizuar buzë lumit e deri tek Kalaja e Prizrenit.

Festivali që po realizohet për herë të 18-të tash po vizitohet edhe nga turistët e lindjes së largët.

“Ne kemi ardhur këtu për “Doku Fest” nga Taivani pasi është njëri nga festivalet më entuziaste për dokumentarë. Nga që kam punuar si vullnetare për festivalin e Tajvanit kam dëgjuar për “Doku Fest” prandaj kemi ardhur dhe programi këtë vit është i qëlluar”, thotë Stefanie vizitore nga Taivani.

“Unë jetoj dhe punoj në Hong Kong por kam bërë gjithë atë rrugë vetëm për “Doku Festin”. Jemi këtu vetëm një ditë dhe atmosfera po duket shume e mirë. Jam i interesuar për historinë këtu popullin, kulturën e edhe filmat duken shumë pozitiv”, tregon Stan nga Hong Kong.

Përveç ndjekjes së filmave e dokumentareve, adhuruesit mund të ndjekin diskutimet, punëtoritë e mbrëmjet muzikore.

Top Channel