Për fëmijët prindërit e të cilëve ende nuk i kanë marrë pushimet dhe u duhet të qëndrojnë gjatë ditës brenda në shtëpi para kompjuterit apo televizorit, Bashkia e Tiranes mundëson një kamp pranë liqenit artificial ku fëmijët mund të argëtohen.

Çdo ditë nga e hëna në të premte nga ora 9 deri në orën 14 këta fëmijë mund të frekuentojnë këtë kamp, i cili nuk synon vetëm argëtimin, por edhe kalitjen.

Ky kamp veror ka mbledhur bashke fëmijë me aftësi të kufizuara ata në situatë rruge dhe të tjerë. Përveç lojërave të ndryshme si futboll, pingpong, mësime kërcimi dhe lundrim me varka, fëmijët mësojnë edhe gjuhë të huaja apo edukim mbi higjienën.

Top Channel