Viktima Feriz Bardhi

Një person është qëlluar për vdekje në lagjen 18 në qytetin e Durrësit, në afërsi të degës së Kryqit të Kuq.

Ende nuk dihet detaje nga ngjarja në qytetin bregdetar, por burimet konfirmojnë se një person ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me armë zjarri.

Viktima është identifikuar si 40-vjeçari Feriz Bardhi, i cili është qëlluar me armë nga persona të paidentifikuar, pas ngjarjes ai është nisur menjëherë në spital, ku dhe ka gjetur vdekjen pa mundur t’i mbijetojë plagës së marrë.

Njoftimi i policisë
Më datë 01.08.2019, rreth orës 12:55, në lagjen Nr.18, Durrës, persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri shtetasin F.B.,40 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, i cili u transportua në Spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Top Channel