Dy shtëpi janë përfshirë nga flakët këtë mëngjes në Korçë. Ngjarja ndodhi në lagjen 12 të qytetit ku fatmirësisht nuk u shënuan viktima.

Banorët thirrën menjëherë zjarrfikësen. Njëra prej shtëpive ku dyshohet se ishte edhe vatra e zjarrit është djegur ndërsa shtëpia ngjitur me te ka pësuar dëme materiale.

Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë pastrimi i oxhakut me flake, të cilat duken se kanë dalë jashtë kontrollit.

Top Channel