Veç ndryshimit të kasave, drafti i ri sjell edhe disa kufizime të reja për biznesin, veçanërisht për paranë kesh që ato mund të mbajnë në arkë.

Sipas tij, duke filluar nga data 1 janar mikrobizneset, pra ndërmarrjet me xhiro deri në 2 milionë lekë në vit nuk mund të mbajnë me shumë se 50 mijë lekë në arkën e tyre.

Në raste se kanë shitje më të mëdha se sa ky nivel janë të detyruara që pjesën tjetër ta depozitojnë menjëherë në bankë. Për bizneset me xhiro nga 2 deri në 14 milionë lekë shuma maksimale e parave që lejohen në arkë është 300 mijë lekë, ndërsa për biznesin e madh me xhiro mbi 14 milionë lekë në vit niveli i lejuar i parasë kesh në arkë është 800 mijë lekë.

Po kështu në draft është vënë detyrimi, që çdo mëngjes biznesi do të raportojë përmes programit kompjuterik tek tatimet shumën e parave që ka në arkë, me të cilën fillon ditën e punës.

Këto masa, të cilat do të hyjnë në fuqi nga data 1 janar e vitit të ardhshëm, sipas qeverisë janë të imponuara nga direktivat e Bashkimit Europian dhe komitetit Moneynval si pjesë e luftës kundër pastrimit të parave.

Top Channel