Kreshnik Hajdari është betuar sot si kryetari i ri i bashkisë së Kuçovës,pas konstituimit të Këshilli Bashkiak të këtij qyteti. 31 këshilltarët e dalë nga votimet 30 Qershor janë betuar sot, duke konstituuar kështu edhe këshillin e ri bashkiak të qytetit naftëtar të Kuçovës.

Mas zgjedhjes së drejtuesve të këshillit bashkiak,kryetares Migena Bullari dhe nën/kryetarit Shpëtim Nishani,kryetari i ri i bashkisë Kuçovë ka bërë betimin e tij si kryetar dhe ka premtuar se,në mandatin e tij 4-vjeçar do të përmbushë premtimet e bëra gjatë fushatës.

Kreshnik Hajdari ka pohuar se,edhe pse e presin shumë sfida të vështira që duan mund dhe durim të madh,ato do të realizohen me përkushtim nga ana e tij. Kreshniku ka premtuar se,do trajtoj me respekt maksimal kritikat dhe alternativat që do i parashtrohen.

E pranishme në konstituimin e Këshillit Bashkiak të Kuçovës,ishte e pranishme edhe deputetja e Partisë Socialiste,Ermonela Felaj,e cila shprehu bindjen e plotë se kandidati i zgjedhur nga Partia Socialiste për bashkinë e Kuçovës, Kreshnik Hajdari, do të përmbushë me zotësi dhe korrektësi detyrat e tij në krye të bashkisë së këtij qyteti.

Kreshnik Hajdari garoi i vetëm në zgjedhjet e 30 Qershorit në bashkinë e Kuçovës,ku sot mori mamdatin e tij të parë në drejtimin e asaj.

Top Channel