Një prej frutave më të shijshme dhe le të themi gjithashtu më të lira, bananet janë ushqimi më popull që ju mund të konsumoni.

Edhe pse benefitet e tyre ushqimore dihen gjerësisht, disa nuk janë në dijeni të ndikimit që sjellin në bazë të pjekurisë së tyre.

Dietologu australian, Ryan Pinto së fundmi ka ndarë një grafik rreth benefiteve të ndryshme dhe se pse të konsumosh një banane tejet të pjekur nuk është një ide e mirë.

“Mënyra më e mirë për të kuptuar se sa e shëndetshme është një banane është që të zbuloni se çfarë ndodh me to periodikisht”, shkruan ai në faqen e tij.

FOTO GALERI
2/4
Bananet e verdha - Sipas dietologut bananet e verdha janë të lehta dhe të ëmbla për shkak se përmbajnë sheqer. Gjithashtu kanë një indeks më të lartë të gliceminës, që do të thotë se janë më të lehta për t’u tretur

Top Channel