Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Vukatanë të Shkodrës

Shtetai me iniciale V.N i cili po ushëtonte me motor është aksidentuar me dy mjete të tjera. Si pasojë e aksidentit, shtetasi V.N 37 vjeç ka gjetur vdekjen.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po merret me zbardhjen e plotë të aksidentit të rëndë.

Ja njoftimi i plotë i policisë

Më datë 28.07.2019 në orën 17:20 në fshatin Guri Zi , shtetasi V. N. 37 vjeç, teksa drejtonte një motoçikletë është përplasur me dy mjete të tjera, për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje .

Mjetet e përfshira në aksident dhe drejtuesit janë në vendngjarje dhe po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Top Channel