Mungesa e etiketimit nuk është vetëm tek ushqimet, por edhe tek produktet e kozmetikës. Nëse i hedhim një sy kremrave të diellit, shampove dhe parfumeve do të shohim që etika e produktit nuk është në gjuhën shqipe, edhe pse një gjë e tillë është detyrim ligjor.

Loreta Kuneshka, dermatologe pranë QSUT thotë se shumë persona paraqiten në klinikë më lëkurë të irritur dhe kjo si pasojë të një elementi kimik që atyre u shkakton alergji.

“Kremrat me bazë oksid zinku që përdoret kryesisht tek bebet dhe është e preferuar për bebet sepse nuk përmban medikamente dhe kortizoni. Mund të ketë fëmijë të cilët janë alergjik ndaj zinkut. Në vend që kremi t’i bëj mirë i bën keq pasi i alergjizon gjithë trupin”, thotë Loreta Kuneshka, Dermatologe.

Mungesa e informimit se cilët janë përbërësit e kremit apo shampoos dhe se si duhet ta aplikojmë atë bën që shumë qytetarë t’I drejtohen qendrës spitalore.

“Më e thjeshta është një ultikarie e gjeneralizuar ku fëmija ose i rritur menjëherë pas lyerja për dy-tri orë ka kruajte të lëkurës dhe mbushet me disa pulla të kuqe të cilat quhet ultikarie”, thotë Loreta Kuneshka, Dermatologe.

Problemet më të mëdha shëndetësore shfaqen kur alergjia përsëritet disa herë.

“Mund ta ketë kaluar dy-tre herë dhe pastaj herën e katër kalon në një formë shumë të rëndë deri në edem e laringut. Ku bllokohet frymëmarrja dhe do një asistencë mjekësore sa më të shpejtë”, thotë Loreta Kuneshka, Dermatologe.

Ligji për etiketimin duket se deri më tani efektin e vet e ka dhënë vetëm tek ushqimet, por jo tek produkte e kozmetikës.

Top Channel