Në vigjiljen e sezonit të ri futbollistik, Sturm Graz është përforcuar me një lojtar cilësor në repartin ofensiv. Bomberi i kombëtares shqiptare Bekim Balaj firmosi zyrtarisht kontratën e re me skuadrën austriake, duke lënë pas eksperiencën e tij në kampionatin rus.

Bekim Balaj lehtësoi negociatat me klubin që militon në Bundesligën austriake pasi ishte një lojtar i lirë dhe pa detyrime ndaj klubit të mëparshëm. Falë negociatave të menaxherit të tij Shkumbin Qormehmeti, dhe këmbënguljes së trajnerit të Sturm, Nestor El Maestro, futbollisti shkodran shkon tani në një kampionat të fortë dhe me nivel më të lartë se ai paraardhës.

Sturm Graz mbylli kampionatin në vendin e pestë sezonin që lamë pas dhe këtë sezon do të synojë të rikthehet në majë. Balaj pritet të debutojë në 28 korrik në ndeshjen që skuadra e tij do të luajë ndaj Sent Polten në shtëpi.

Top Channel