Një karburant në periferi të Elbasanit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së martës. Teksa po punohej për riparimin e një defekti në pompat e shpërndarjes, ka rënë zjarri i cili fatmirësisht nuk shkaktoi pasoja të rënda.

Ka qenë fillimisht ndërhyrja e vetë punonjësve me hidrante që kanë mbajtur nën kontroll flakët dhe më pas zjarrfikësja bëri të mundur fikjen e tij. Karburanti ndodhet në zonë të banuar dhe për siguri janë evakuuar disa familje, por më pas gjithçka i është kthyer normalitetit.

Pasojat e zjarrit mund të kishin qenë katastrofike në rast të përfshirjes së depozitave.

Zjarrfikësit bëjnë apel për shtim të kujdesit pasi temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve.

Top Channel