Real Madrid përballet me Arsenal sot në ndeshjet miqësore parasezonale. Ekipi i drejtuar nga Zinedine Zidane në ndeshjen e parë kundër Bayern Munich ka humbur me rezultatin 3-1.

Ashtu siç pritej Gareth Bale është lënë përsëri në stol në këtë ndeshje. Kjo vjen pas deklaratave të Zidane që Bale duhet të largohet nga Real Madrid. Duke lënë Bale në stol, Real starton me dyshen Benzema-Jovic në sulm.

Njihuni me formacionet e dy ekipeve:

Formacioni i Real Madrid: Keylor Navas; Dani Carvajal, Sergio Ramos, Nacho, Ferland Mendy; Toni Kroos, Luka Modric, Lucas Vazquez, Eden Hazard; Karim Benzema, Luka Jovic.


Formacioni i Arsenal
: Emiliano Martinez; Ainsley Maitland-Niles, Calum Chambers, Sokratis Papastathopoulos, Sead Kolasinac; Joe Willock, Granit Xhaka, Henrikh Mkhitaryan, Mesut Ozil; Pierre-Emerick Aubameyang and Alexandre Lacazette.

Top Channel