Specialja/ Haradinaj dhe Krasniqi merren nesër në pyetje; Policia holandeze shton prezencën

23/07/2019 21:26

Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj do të merret nesër në pyetje nga Gjykata Speciale. Top Channel mëson se seanca e pyetjeve do zhvillohet nesër në orën 09:30, në Hagë. Nesër në pyetje do të merret edhe Jakup Krasniqi, ish-kreu i Kuvendit të Kosovës.

Pritet që policia holandeze të shtojë prezencën në perimetrin e tribunalit pasi mund të organizohen protesta nga komuniteti shqiptar që jeton në këtë shtet.

Shukri Buja, një tjetër ish-drejtues i UÇK-së, është intervistuar sot. Atij i janë lexuar pyetjet nga prokurorët, por ka refuzuar të përgjigjet. Buja nuk është pyetur për çështje të veçanta, por për rolin e zinxhirit komandues në luftë.

Analisti Astrit Gashi tha nga Haga, për TV Dukagjinin, se avokatët po i këshillojnë klientët e tyre që të mbrohen në heshtje. Po ashtu zoti Gashi u shpreh se priten të merren në pyetje 100 persona.

Top Channel