Kolegji Zgjedhor vijon sot  shqyrtimin  e kërkesave ankimore të Partisë Socialiste për këshillat bashkiak në 13 bashki.

Dje Kolegji shqyrtoi 12 kërkesa dhe ankesa dhe shpërndau mandatet e këshillave për 7 bashki pas kërkesave që  kishte bërë Partia Socialiste, si edhe rrezoi Bindjen Demokratike për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në 5 bashki.

Deri më tani janë shqyrtuar  në total 13 ankesa të bëra nga Partia Socialste, ku vendosi shpërndarjen e mandateve të Këshillave Bashkiakë  për 13 Bashki. Ka qenë Partia Socialiste, ajo  që ka bërë këto ankesa ku kërkoi shpërndarjen e mandateve të Këshillave Bashkiakë,  pasi KQZ nuk arriti që të siguronte votat për shpërndarjen e mandateve. Deri më tani janë 20 Bashki që kanë marrë mandatet.

Top Channel