Skuadra e Dallas Cowboys në National Football League vazhdon të jetë dominuese për sa i përket vlerës së saj në aspektin financiar. Këtë e tregon klasifikimi i përvitshëm i revistës prestigjioze ‘Forbes’, që ka përcaktuar 50 skuadrat sportive më të vlefshme në botë, ku bie në sy pikërisht prania e atyre që janë në kampionatin e futbollit amerikan.

Arsyeja kryesore që në këtë renditje ka shumë ekipe të NFL është e lidhur me kontratat e tyre për të drejtat televizive me rrjetet më të rëndësishme televizive sportive të SHBA

Dallas Cowboys është në krye të klasifikimit të ri të ‘Forbes’ për të katërtin vit radhazi me një vlerë totale prej 5 miliardë dollarësh. Ajo që befason në këtë pikë është skuadra e baseballit, New York Yankees që ka fituar 3 pozicione duke u ngjitur në vendin e dytë me një vlerë prej 4.6 miliardë dollarë. Futbolli evropian ka si përfaqësuesit më të mirë dy gjigantët spanjollë Real Madrid e Barcelona dhe Manchester United.

Skuadra madrilene në fakt plotëson podiumin e këtij klasifikimi me një vlerë prej 4.2 miliardë dollarë duke lënë në vendin e katërt, rivalët historikë të Barcelonës me një vlerë prej 4.02 miliardë Dollarë, për sa i përket Manchester United, Djajtë e Kuq janë në vendin e 6 me 3.8 mld USD, pas skuadrës së NBA New York Knicks me një vlerë prej 4 mld Dollarësh duke lënë pas edhe ekipe si LA Lakers dhe golden State Warriors.

Top Channel