I shoqëruar nga prindërit dhe me vetëdijen se duhet të shpërblejë gjithçka në fushën e lojës, sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit Rei Manaj zyrtarizoi firmën që do ta lidhë me Albaset deri në vitin 2024.

Në stadiumin Karlos Belmonte që është kthyer në shtëpinë e tij, talenti kuqezi injoroi ofertat për tiu përkushtuar formacionit aktual spanjoll.

“Me agjentin dhe familjen time vendosëm të vazhdojmë te ALbacete. Jam i lumtur këtu dhe këtë sezon dua të arrij atë që nuk munda dot sezonin e kaluar. Skuadra ka bërë një investim të rëndësishëm për të cilin dua të përgjigjem në fushë”, ka thënë futbollisti Rei Manaj.

Rei Manaj u shoqërua nga zëvendëspresidenti i klubit Viktor Varela që insistoi se sulmuesi shqiptar përfaqëson të ardhmen e klubit, dhe për këtë, i është ofruar kontrata më afatgjatë nga të gjithë.

Top Channel