Duart e palara janë burim për sëmundje infektive dhe jo vetëm. Ndaj mjekët rekomandojnë me të madhe që duart të lahen disa herë në ditë dhe jo vetëm me ujë apo alkool, por me sapun.

Me anë të duarve të palara ne marrin infeksione bakteriale, por edhe parazitare. E cilësoj të parazitarëve, pasi javët e fundit veme re një numër të madh të fëmijëve të cilët luajnë e më pas hanë me duar të palara. Kjo shkakton, tek fëmijë dhe te rritur, atë që quhet sëmundja parazitare, qoftë lambian, qoftë parazite të tjerë që merren nga duart e palara, ujit të kontaminuar, apo me anë të auto inmfeksionit kur fëmija kruan veten në pjesën e poshtme dhe ato duar i fut në goje”, është shprehur mjekja infeksioniste, Sabahet Dedja.

Sëmundjet e duarve të palara po hasen përditë e më shumë.

“Vetëm sot kam një familje të tërë. Në këto raste, mjekohet e gjithë familja. Parazitët janë me shumicë dhe mund të ndalojnë në stomak, zorrë e nëse i kalojnë këto barrier qarkullojnë deri në melci, zemër e tru”, ka shtuar mjekja.

Mjeke me përvoje 30 vjecare, infeksionistja Dedja bën këtë propozim:

“Të paktën një herë në javë të zhvillohet bisedë mësues-nxënës, të afishohen gjithandej letra brenda dhe jashtë shkollës, pasi shikojmë që ujë dhe sapun ka me bollëk, por nuk ka edukatë për të lartë duart.”

Top Channel