Fundi i vitit të kaluar, në muajin dhjetor, vendi u përfshi nga protestat e studentëve, e cila u pasua me disa ndryshime në qeveri. Kryeministri Rama nuk i lidhi ndryshimet e qeverisë me protestën e studentëve, duke deklaruar se ato vijnë për përmirësimin e qeverisë.

PS mbledh sërish asamblenë kombëtare këtë të martë për të bërë edhe një analizë të qeverisjes. E ftuar në studion e Top Talk, ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali u pyet për atë çfarë pritet nga kjo analizë, duke kujtuar edhe paralajmërimin që kryeministri Rama u bërë disave prej ministrave për ndryshime nëse puna e tyre nuk do të ishte në nivelin e kërkuar.

“Nuk ka arsye për ndryshime në qeveri. Megjithatë analizë bëhet gjithmonë në fund të një sesioni. Ligjet që kanë kaluar, sa impakt kanë pasur. Sa reforma janë kryer. Analiza sektor për sektor… Pastaj është diskrecion i kryeministrit për të vendosur”, u përgjigj Elisa Spiropali, duke theksuar se “Puna që ka bërë PS ka dëshmuar se ka vizion dhe qëndrueshmëri në gjerat që bëjnë”.

Top Channel