Një shkaktar i aksidenteve rrugore është edhe kalimi i gabuar i këmbësorëve nga njëra anë e rrugës në tjetër. Kur bëhet fjalë për autostrada dhe rrugë interurbane, kjo është edhe më shqetësuese, pasi kalimtarët kthehen në burim aksidenti, duke vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve.

Këta këmbësorë, që kalojnë mbi trafik-ndarëset e rrugëve, janë filmuar në autostradën Tiranë-Durrës, për të vazhduar përgjatë rrugëve që shkojnë deri në Fier.

Shpesh duke refuzuar mbikalimet, por edhe si pasojë e mungesës së tyre, këta qytetarë kanë zgjedhur trafikndarëset për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën, mënyrë kjo që është më e shkurtra por jo më e lehta. Në jo pak raste këta kalimtarë kanë humbur jetën.

Por përse qytetarët zgjedhin të kalojnë në këtë mënyrë? Eksperti rrugor Fatmir Hasho e lidh me disa probleme.

Eksperti Hasho, për t’i vënë fre këtyre mënyrave të gabuara të kalimit të rrugëve propozon gjoba për qytetarët.

Rrugët më problematike, ku qytetarët kalojnë të shkujdesur, kryesisht janë nga Tirana në drejtim të jugut. Madje një pjesë e këtyrë rrugëve kanë pasur shkallë apo tulla të vendosura mbi trafikndarëse, të improvizuara për të kaluar rrugët.

Top Channel