Marina franceze ka gjetur një nga nëndetëset që u zhduk 50 vite më parë, me 52 anëtarë ekuipazhi në bord.

Nëndetësja e quajtur “La Minerve” u zbulua në detin Mesdhe, pranë portit të Tulonës.

Për Ministrinë e Mbrojtjes, kjo është jo vetëm një arritje teknike, por edhe një lehtësim ndaj familjarëve, të cilët kanë vite që presin të gjejnë eshtrat e të afërmëve.

“Le Minerve” u zhduk në vitin 1968, kur po kryente manovra ushtarake. Për 50 vite ka qenë e pamundur të gjendej, por teknologjia moderne e bëri të mundur.

FOTO GALERI
2/5
Një dron nënujor u përdor për ta diktuar në fund të detit.

Top Channel