Wake Up/”Turtle Fest 8″, sjell në Drimadhes artistë dhe DJ të njohur në botë

22/07/2019 13:32

“Turtle Fest” organizohet për të tetin vit radhazi në jug të vendit duke bërë bashkë artistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Greqia, Italia, Islanda, Franca, Japonia dhe shumë vende të tjera, përgjatë tre netëve.

Do të jenë 45 artistë që do të ngjiten në skenë për të interpretuar disa nga këngët e tyre më të mira. Kjo është jo vetëm një mundësi për të bërë muzikë por edhe për të argëtuar të gjithë pushuesit shqiptarë dhe turistët e huaj që kanë zgjedhur bregdetin e Drimadhes nga data 26-28 korrik. Në këtë aktivitet do të ketë muzikë nga të gjitha zhanret si hause, pop, RNB, regge, elektronike, house, funk…etj.

Për herë të parë gjatë këtij viti do të ketë edhe muzikë live dhe do të jenë dy skena ku do të performojnë artistët. Vitet e kaluara ka patur një pjesëmarrje prej 3500-4000 personash që e ndjekin nga afër këtë aktivitet.

Top Channel